UBT News

Njeriu më i gjatë në ShBA vdiq në moshën 38-vjeçare

Igor Vovkovinskiy, njeriu më i gjatë (mbi 2 metra) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vdekur në moshën 38-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar e ëma e tij, përmes një postimi në Facebook.

“Igor ka vdekur më 20 gusht në spital, nga problemet e zemrës”, shkroi ajo mes tjerash.

I lindur më 8 shtator të vitit 1982 në Ukrainë, Vovkovinskiy u zhvendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të kërkuar trajtim meqë ishte diagnostikuar me tumor në kokë.

Gjatësia e tij mori vëmendjen e miliona njerëzve në botë, përfshirë edhe ish-presidentit Barack Obama, i cili e vuri re atë të veshur me një bluzë që shkruante “Mbështetësi më i gjatë në botë i presidentit Obama” në një tubim fushate në vitin 2009.

Në maj të vitit 2010, kur ai ishte 27-vjeçar, hyri në librin Guinness si njeriu më i gjatë në Amerikë./UBTNews

Exit mobile version