Njëri nga grabitësit që ka marrë pjesë në vjedhjen e një argjendarie në Suharekë javën e kaluar, dyshohet se është vrarë të enjten gjatë një operacioni policor në lagjen “Arbëria”.
Përveç të vrarit, një tjetër është vënë në pranga.
Trupi i pajetë i personit të dyshuar është ende i pranishëm përballë shtëpisë së tij.
Policia tashmë ka rrethuar hapësirën në “Arbëri” ku ka ndodhur aksioni dhe ekipa e Forenzikës tashmë janë në vendin e ngjarjes.
Gjithashtu mësohet se gjatë këtij aksioni policor, ka mbetur i plagosur edhe një zyrtar policor.