Për një kohë të gjatë është thënë se njerëzit me kolesterol të lartë nuk duhet të hanë disa produkte të caktuara. Vezët ishin një prej tyre. Po, është e vërtetë se të verdhat e vezëve përmbajnë më shumë yndyrë dhe kolesterol sesa të bardhat, por jo të gjitha yndyrnat janë të këqija.
Natyrisht, nuk është një ide e mirë për të ngrënë 3 vezë për mëngjes çdo ditë, por 1 vezë në ditë nuk do të të dëmtojë. Ata që vuajnë nga diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare duhet të jenë më të kujdesshëm dhe të hanë jo më shumë se 3 vezë në javë.
Pra ky është një mit i vezëve, siç ka edhe shumë të tjerë që duhet t’i themi lamtumirë në shek XXI./neps.al