UBT News

Njerëzit kanë humbur më shumë se 1 miliard dollarë kriptomonedha në mashtrime

Industria e kriptomonedhave vazhdon të tërheqë njerëzit drejt mashtrimeve. Plot 1 miliard dollarë janë humbur në mashtrime me kriptomonedha që nga fillimi i vitit 2021 sipas një raporti të Komisionit Federal Tregtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga janari i vitit 2021 deri në muajin mars të këtij viti më shumë se 46 mijë individë kishin kërkuar ndihmë nga agjencia. Mesatarisht çdo individ kishte humbur 2 mijë e 600 dollarë.

Ironikisht shumica e mashtrimeve bëhen me kriptomonedhat dhe stablecoin më popullorë. Një total prej 70% e mashtrimeve kishin përdorur bitcoin si formë pagese ndjekur nga Tether me 10% dhe Ether me 9%.

Ether është kriptomonedha e preferuar për transaksionet NFT, një treg ky i ri ku hakerët po lulëzojnë.

Mashtrimet me investime në kriptomonedha ishin metoda e preferuar e hakerëve me 575 milionë dollarë humbje. Këto mashtrime vënë në shënjestër investitorë të rinj duke ju premtuar fitime të mëdha në këmbim të një investimi të vogël.

Me rritjen e popullaritetit të kriptomonedhave, është rritur edhe numri i mashtrimeve. Platforma blockchain Chainanalysis raporton se në 2021 mbi 14 miliardë dollarë kanë përfunduar në adresa të dyshimta, ose dy herë më shumë se në 2020./PCWorld Albanian

Exit mobile version