Përveçse shkakton probleme serioze në frymëmarrje, COVID mund të ndikojë edhe në funksionimin e trurit.
Rreth 80 për qind e pacientëve të shtruar në spital kishin probleme neurologjike gjatë sëmundjes së tyre.
Pacientët me COVID vuajnë nga sëmundje neurologjike si goditja në tru, encefalopatia (sjellja jonormale), sindroma Guillain-Barre (sëmundja nervore që shkakton paralizë) dhe dëmtimi i kujtesës (mjegulla e trurit), shkruan Times of India.
Gjithashtu, pacientët raportuan pasoja të ndryshme neurologjike, pra komplikime që përfshijnë dëmtim të sistemit nervor qendror.
Për më tepër, probleme me kujtesën raportojnë edhe pacientët me sindromën post-COVID, veçanërisht të moshuarit që kanë sëmundje të tjera përveç diabetit dhe presionit të lartë të gjakut.
Përkatësisht, COVID-i dhe hipertensioni janë të ndërlidhura sepse studiuesit zbuluan se pandemia mund të jetë shkaku i ndryshimit të presionit të gjakut.
Njerëzit që kanë pasur COVID mund të zhvillojnë gjithashtu neuropati dhe depresion.