UBT News

“Njerëzillëku po vdes”

Një grup i ashtuquajtur Lëvizja e Solidaritetit organizoi një protestë pro-palestineze në kryeqytetin indian për të kërkuar armëpushim në Gaza.

Dhjetëra njerëz u mblodhën te Kopshti Lodhi në New Delhi të veshur zi dhe u organizuan në grupe prej katër personash, duke lexuar emrat e personave të vrarë në territorin e pushtuar që nga 7 tetori.

“Nëse e shihni vetëm si njerëz, lënë anash religjionin, e ndjeni se njerëzillëku po vdes. Reagimi i njerëzve nuk është njerëzor. Ndihem tmerrësisht keq. Ndihem sikurse po thyhem, duke e parë se si fëmijët kanë rënë dëshmorë”, tha Taslima Batool, një studente në Universitetin Delhi.

Një studente tjetër, Zehra Bano, tha se po proteston kundër vrasjes së fëmijëve të pafajshëm.

“Ne qëndrojmë me ta. Palestinezët po luftojnë për të drejtat e tyre, për tokën e tyre. Shpresojmë se do të ketë armëpushim”, deklaroi ajo tutje.

Protesta erdhi pasi dhjetëra njerëz u arrestuan në disa qytete indiane gjatë javëve të fundit përgjatë protestave që u organizuan në shenjë solidariteti me palestinezët./UBTNews/

Exit mobile version