UBT News

Njëra nga viktimat e sulmit me armë në Romë ishte mike e kryeministres italiane

Njëra nga tri viktimat e sulmit me armë që ndodhi të dielen në Romë ishte mike e kryeministres italiane, Giorgia Meloni. Një burrë qëlloi me armë zjarri në një takim banorët e një blloku apartamentesh.

Edhe katër persona të tjerë u plagosën, një prej tyre është në gjendje të rëndë, kur burri i armatosur filloi të gjuante me armë zjarri në një takim që po mbahej në një lokal në lagjen Fidene të kryeqytetit italian.

Policia arrestoi një 57-vjeçar në lidhje me rastin./UBTNews/

Exit mobile version