Figura të famshme të artit publik, si skulpturat e Henry Moore dhe të tjerëve, qëndronin dikur në Glenkiln, Dumfries dhe Galloway, duke sjellë artin direkt në natyrë. Një prej tyre, King and Queen, u dëmtua në 1995, kur i u prishën kokat. Megjithatë, kokat u gjetën dhe u restauruan, por skulptura u hoq përgjithmonë nga ekspozimi publik.
Parku i skulpturave Glenkiln u krijua nga pronari lokal Sir William Keswick mes viteve 1951 dhe 1976. Përveç katër veprave të Moore, aty ishin edhe dy skulptura nga Auguste Rodin dhe Jacob Epstein. Qëllimi ishte të ekspozoheshin skulptura moderne në natyrë, jo vetëm në galeri. Ishte një atraksion i njohur për vizitorët dhe këmbësorët e zonës.Moore u frymëzua nga një skulpturë egjiptiane në British Museum dhe nga tregimet për “mbretër dhe mbretëresha” që u tregonte vajzës së tij, Mary. Skulptura u bë një nga veprat më të njohura të tij, përshkruar si “arritja më e madhe e Moore që nga lufta”.
Pas vjedhjes së një tjetër skulpture në 2013, pjesa publike e parkut mbaroi dhe skulpturat e mbetura u ruajtën në depo të sigurta.
Së fundmi, King and Queen u shit në ankand për 26 milionë paund, shumë më shumë se pritshmëritë fillestare. Kjo skulpturë bronzi është një nga katër kopjet, por e vetmja që mbetet në duar private; të tjerat ndodhen në Japoni, Holandë dhe SHBA.
Marrë dhe përshtatur nga BBC
