UBT News

Një zyrtar i Hamasit tha se palestinezët nuk do të largohen nga vendlindja e tyre më

Shefi i zyrës së marrëdhënieve politike dhe ndërkombëtare të Hamasit, Basem Naim tha se palestinezët në Gaza nuk do të largohen nga vendlindja e tyre pas thirrjes së Izraelit që 1 milion civilë të evakuohen në zonat veriore të enklavës.

“Ne kemi dy opsione: Të mposhtim pushtuesin apo të vdesim në shtëpitë tona. Ne nuk do të largohemi. Nuk duam që Nakba të përsëritet”, deklaroi ai, duke iu referuar zhvendosjes massive të palestinezëve kur Izraeli u formua në vitin 1948.

Naim tha se sulmi i të shtunës së javës të kaluar është rezultat i “rrethimit” që Gaza duroi për 17 vjet.

“Ne po vdisnim në heshtje. Ne jemi përpjekur të dalim nga ky burg i hapur, jemi përpjekur të ngremë zërin tonë në nivelin e komunitetit ndërkombëtar… kjo që po bëjmë është një akt mbrojtjeje, ne po mbrojmë ekzistencën tonë. Ne jemi të etur për të jetuar në liri dhe dinjitet, ne duhet të heqim qafe këtë pushtim. Kjo është rrënja e të gjitha të këqijave në rajon”, deklaroi ai./UBTNews/

Exit mobile version