Një sulm rus në Kherson ka lënë të vdekur një zjarrfikës dhe ka plagosur katër të tjerë.
Të paktën katër shpërthime u dëgjuan rreth orës 11 të mëngjesit me orën ukrainase – vetëm një orë para se të vendosej një armëpushim nga Rusia.
Guvernatori rajonal i Khersonit, Yaroslav Yanushevich tha se forcat ruse goditën stacionin e zjarrit me artileri.
Njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë, ndërsa tre në gjendje mesatare.
Një ndërtesë banimi pranë stacionit të zjarrfikësve u godit gjithashtu, tha Yanushevich./UBTNews/