Një zjarr i madh shpërtheu të hënën në mëngjes në Dubai, në një ndërtesë 35-katëshe pranë Burj Khalifa, sipas The Independent.
Pamjet në mediat sociale tregojnë flakët duke përfshirë një rrokaqiell që ndodhet pranë ndërtesës më të lartë në botë. Zjarri është shuar, por fasada e jashtme e godinës është e mbuluar me njolla të zeza. Nuk ka ende të dhëna nëse ka të lënduar nga zjarri.
Vitet e fundit, ka pasur një numër zjarresh në ndërtesa të larta në Dubai, duke ngritur pikëpyetje për sigurinë e ndërtesave të tilla.
Në prill, një zjarr i madh shpërtheu në hotelin luksoz Swissôtel Al Murooj në Dubai, përballë Burj Khalifa. Nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar. Në vitin 2015, një zjarr shpërtheu natën e Vitit të Ri në ndërtesën 63-katëshe që strehon The Address Hotel në qendër të Dubait.