UBT News

Një vogëlushe që u zhduk prej vitit 2019 u gjet në një dhomë sekrete!

Një vogëlushe që u zhduk nga viti 2019 u gjet e gjallë në një dhomë sekrete nën disa shkallë, njoftoi policia amerikane në shtetin e New York-ut.

Paislee Shultis, tani 6-vjeçare, u gjet në një shtëpi në qytetin e Saugerties, të hënën. Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe tani u ribashkua me kujdestarin ligjor dhe motrën e saj të madhe.

Paislee u zhduk që nga korriku i vitit 2019 nga qarku Tioga i New York-ut. Atëherë ishte vetëm 4-vjeçe.

Autoritetet besuan se ajo u rrëmbye nga prindërit e saj, Kimberly Cooper dhe Kirk Shultis Jr.

Pas marrjes së informacionit se Paislee po mbahej në një vend të fshehur në qytetin e Saugerties, qarku Ulster, policia mori një urdhër për të kontrolluar shtëpinë. Prona ishte kontrolluar më parë. Kirk Shultis Sr., 57-vjeçar, i cili zotëron shtëpinë, ishte aty kur policia kreu kontrollin dhe tha se ai nuk kishte njohuri për vendndodhjen e Paislee, thotë policia.

Por pak më shumë se një orë pas kërkimit, një nga detektivët vuri re se shkallët që të çonin në bodrumin e shtëpisë dukeshin të ndërtuara çuditërisht. Pasi hoqi disa dërrasa, policia gjeti Paislee-n dhe Cooper-in të fshehur në atë që policia e përshkroi si një vend “të vogël, të ftohtë dhe të lagësht”. Paislee u ekzaminua nga mjekët dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Cooper, Shultis Jr. dhe Shultis Sr. u arrestuan në lidhje me rastin dhe akuzohen për zhdukjen e saj./UBTNews

Exit mobile version