UBT News

Një vit burgim ndaj një personi për fajde në Deçan

Gjykata Themelore në Pejë-Dega në Deçan ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj të pandehurit F.H. Personi me inicialet F.H është dënuar me një vit burgim.

Nga gjykata kanë njoftuar “Në fund të muajit mars 2020 e deri me datë 10.08.2020, në Deçan, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit, kontrakton dhe pranon për vete shumën dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit – dhënies së të hollave të dëmtuarit, në atë mënyrë që në kohën e lartcekur ia jep të dëmtuarit shumën e përgjithshme të hollave prej dymijenjëqind (2100) euro, ku i dëmtuari më vonë ia kishte kthyer shumën prej dymijë (2000) euro të borxhit bazë duke mbetur borxh edhe shumën prej njëqind (100) euro, ndërsa i pandehuri i ka kërkuar të dëmtuarit një shumë shtesë dukshëm jo proporcionale prej njëmijepesëqind (1500) euro të tjera si kamatë vonesë dhe shumën prej njëqind (100) euro të mbetura nga borxhi, e në total shumën prej njëmijegjashtëqind (1600) euro, të cilat i dëmtuari nuk ka arritur të ja paguaj deri me datë 10.08.2020 dhe i shkakton vetës lëndime trupore duke inskenuar dhe raportuar rrejshëm ne polici rastin e sulmit me qellim që t’i shmanget datës kur kishte për t’i dhënë paratë të pandehurit e ku i pandehuri me këtë ka realizuar dobi pasurore në emër të kamatës së kundërligjshme në shumën e përgjithshme prej njëmijepesëqind (1500) euro. me çka ka kryer vepër penale fajdeja nga neni 331 par.1 të KPK-së”.

Të pandehurit F.H gjykata i shqiptoj dënimin me burg në kohëzgjatje prej një (1) viti i cili dënim duhet të ekzekutohet menjëherë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. 

Exit mobile version