Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka humbur jetën një pacient i infektuar me koronavirus. 519 raste të reja janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 dhe janë shëruar 779 të tjerë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 46 qytetarë të Kosovës.
MSh po ashtu ka njoftuar se janë bërë 1 mijë e 921 testime.