Një person ka vdekur dhe 424 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 89 pacientë.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3 mijë e 189 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 701 mijë e 91 doza të vaksinës.
Në total numri i rasteve aktive është 2 mijë e 992./UBTNews