Një rast i vdekjes nga COVID-19 është shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë, si dhe janë regjistruar 20 raste pozitive.
Ministria e Shëndetësisë përmes raportit ditor për situatën epidemiologjike njofton se janë shëruar edhe 19 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 165.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3 mijë e 669 doza të vaksinës kundër COVID-19, e prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 144 mijë e 685 doza të vaksinës./UBTNews