Një person ka vdekur dhe 2 mijë e 943 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 317 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 12 mijë e 396.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4 mijë e 467 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 737 mijë e 417 doza të vaksinës. Deri më sot 799 mijë e 939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, 44 mijë e 143 doza përforcuese janë dhënë, si dhe 4 mijë e 813 persona janë vaksinuar me dozën e tretë./UBTNews