UBT News

Një viktimë dhe 16 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Një person ka vdekur dhe 16 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar edhe 17 qytetarë, kurse numri i rasteve aktive është 427.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 137 doza të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews


Exit mobile version