Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka publikuar një video ku shihet një grua teksa i hedh mbeturinat në tokë dhe pastaj i fotografon ato.
Muhaxheri në Facebook shkroi se tash e tutje do t’i filmojnë qytetarët që e ndotin ambientit, e madje paralajmëroi edhe gjoba ndaj tyre.
“Tash e tutje, do t’i filmojmë qytetarët duke bërë veprimin e ulët – ndotjen e ambientit me hudhjen e mbeturinave aty ku s’duhet! Përkundër faktit që gjobat për personat që hedhin mbeturina në vendet që nuk janë të lejuara ekzistojnë, kjo nuk po i ndalon aspak. Ndoshta nga ky moment, do të bëjnë më tepër kujdes nga frika e turpërimit e më pastaj edhe gjobitjes. Kjo dukuri është tepër shqetësuese!”, shkroi ai krahas videos në Facebook./UBTNews