Një zyrtari policor në Mitrovicë të Veriut i është përfshirë nga zjarri vetura me targa të Serbisë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.
“Ankuesi mashkull kosovar (zyrtar policor) ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri vetura e tij me targa të Serbisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”, thuhet në rapotin e policisë.
Sipas raportit të policisë është njoftuar prokurori dhe rasti është nën hetime.