Policia e Kosovës ka njoftuar se derisa ishte në lëvizje një veturë me targa të huaja në autostradë në Obiliq, është kapluar nga zjarri.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në lëvizje në autostradë, vetura e tij me targa të huaja papritmas është kapluar nga zjarri dhe më pas është djegur tërësisht”, thuhet në njoftim të policisë.
Në raport të policisë thuhet se në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe zjarrfikësit.
“Përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.