Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Bill Klinton”, në Prishtinë është vjedhur një veturë e më pas është gjetur.
“Është raportuar se nga persona të panjohur është vjedhur vetura me targa vendore, pronë e viktimës mashkull kosovar. Njësia policia ka arritur të gjej veturën dhe me vendim të prokurorit, pas procedurave vetura i është kthyer pronarit”, thuhet në njoftim.