Dy persona janë gjetur të vdekur gjatë ditës së djeshme, njëri në Prevallë e tjetri në Prizren.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke shëtitur me familjarët e tij i është keqësuar gjendja shëndetësore. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekje e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar IML-ja. Rasti në procedurë”, ka njoftuar policia për rastin në Prevallë.
Ndërsa, në rrugën ”Shefqet Berisha” në Prizren një persona, mashkull i moshës madhore, është gjetur pa shenja jete.
Sipas Policisë, identitetit i tij nuk dihet.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
