UBT News

Një vdekje dhe 720 raste të reja me COVID-19

Një qytetar ka ndërruar jetë si shkak i infektimit me COVID-19 në Kosovë, ndërsa 720 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Raporti:

18 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.478 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.722.865 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 797.229 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 36.925 doza përforcuese dhe 2.182 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

ℹ Nga 4.785 testime, 720 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 159 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.909.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 5.678.

Exit mobile version