Një grua ukrainase është dënuar me pesë vjet burg për ndihmën në organizimin e referendumit të paligjshëm të Rusisë në rajonin Kherson.
Gruaja, e cila ishte banore në fshatin Novooleksandrivka, i cili është në distriktin Beryslav, dyshohet se përpiloi listat e regjistrimit të votuesve dhe inkurajoi vendasit të vinin në qendrat e votimit për të votuar për bashkimin me Rusinë, sipas një deklarate në faqen e internetit të shërbimit të sigurisë të Ukrainës.
Ajo gjithashtu “personalisht shkoi nëpër familje private dhe kërkoi që njerëzit të vendosnin shenjën e nevojshme në fletëvotim”.
Pasi qarku u çlirua nga trupat ukrainase, e pandehura u ndalua nga oficerët e SBU të Ukrainës dhe u hetua, përcjell UBT News.
Një deklaratë e përkthyer në faqen e internetit të SBU thotë, “Duke marrë parasysh bashkëpunimin e saj me hetimin, gjykata e dënoi atë me pesë vjet burg me 10 vjet përjashtim nga mbajtja e posteve në organet qeveritare dhe përfshirja në aktivitete që lidhen me procesin zgjedhor”./UBTNews/