Një tualet 2 mijë e 700-vjeçar u gjet gjatë gërmimeve arkeologjike në një ish- rezidencë mbretërore në Jerusalem.
Tualeti që daton që nga shekulli i 7-të para lindjes së Krishtit, u zbulua në mbetjet e ndërtesës.
Prona mbretërore funksiononte në fund të periudhës së Mbretërve të Judës, para se Izraeli të shkatërrohej nga Asirianët.
“Tualeti, i bërë nga guri gëlqeror, është projektuar për ulje të rehatshme, me një vrim në qendër”, thuhet në njoftim.

Rezervuari septik nën tualet përmbante një sasi të madhe qeramike dhe eshtra të kafshës.
Izraeli ka qenë prej kohësh një burim i pasur i gjetjeve arkeologjike. Në prill, një mozaik i ruajtur mirë 1 mijë e 600-vjeçar u zbulua nga arkeologët që punonin në qytetin izraelit të Yavne./UBTNews