Stuhia shkatërroi çatitë e disa ndërtesave në qytetet Brecllav dhe Hodonin, ndërsa shkuli pemë dhe përmbysi makina.
“Është një ferr i gjallë”, tha guvernatori rajonal i Moravisë Jugore, Jan Grolich, pasi vizitoi zonën.
Ekipet vendase të shpëtimit, bashkë me përforcime nga Austria dhe Sllovakia, janë duke ndihmuar të prekurit.
Një zëdhënëse lokale e shërbimeve të urgjencës, Hedvika Kropackova, tha se ka viktima dhe se disa njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja.
Ministri i Brendshëm çek, Jan Hamacek, tha se situata është shumë serioze.
Pasi vizitoi rajonin e goditur, ai shpalli gjendje të jashtëzakonshme.
Tornadoja shkaktoi edhe ndërprerje të mëdha të trafikut dhe la mbi 100,000 shtëpi pa energji elektrike gjatë natës.