Okta është duke u përgjigjur ndaj një incidenti sigurie për herë të dytë këtë vit. Raportuar nga BleepingComputer, Okta filloi të njoftonte konsumatorët ditën e sotme përmes e-mail-it për një event që shikoi një palë të huaj të vidhte kodin burimor të kompanisë.
Në fillim të muajit dhjetor, Okta u njoftua nga GitHub për akses të dyshimtë në depot e kodeve online. Pas një hetimi Okta tha se dikush ka përdorur aksesin për të kopjuar kodin burimor por nuk kanë fituar akses në sistemet e menaxhimit të aksesit dhe identitetit.
Okta tha se është duke i njoftuar konsumatorët për incidentin e sigurisë. Kompania tha asnjë informacion i tyre nuk është kompromentuar.
Ndërsa dëmi në incidentin GitHub është minimal, është një test për Okta. Pas thyerjes së sigurisë nga Lapsus$ që shikoi hakerët nga banda e ransomwareve të aksesojnë dy llogari konsumatorësh, kompania pranoi se kishte bërë gabim për mënyrën e menaxhimit të incidentit.
U deshën dy muaj që Okta të njoftonte konsumatorët se çfarë kishte ndodhur./PCWorld Albanian