Një tërmet me magnitudë 7.4 është regjistruar rreth 219 kilometra në jug të Argjentinës.
Vlerësimi fillestar i Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS) tha se tërmeti ndodhi në orën 09:58 me kohën lokale në një thellësi prej 10 kilometrash.
Deri më tani nuk ka patur raportime për viktima dhe as nuk është lëshuar ndonjë paralajmërim për cunami.