Një tërmet me magnitudë 6.3 që u shoqërua nga dhjetëra pasgoditje ka goditur kryeqytetin kolumbian Bogota, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, duke shtyrë qytetarët të dalin në rrugë. Nuk u raportua për dëme të mëdha.
Agjencia kolumbiane tha se tërmeti goditi në orën 12:04 (17:04 GMT), me epiqendër në qytetin El Calvario, 40 km (25 milje) në juglindje të Bogotas. Ai goditi në një thellësi prej më pak se 30 km (19 milje).
Agjencia e mbrojtjes civile e Kolumbisë njoftoi se banorët janë evakuuar në të gjithë komunën e El Calvarios./UBTNews/