UBT News

Një tërmet i fuqishëm tronditi Turqinë perëndimore pranë Duzçes

Një tërmet me magnitudë 6.0 ka goditur një zonë të Turqisë perëndimore pranë qytetit të Duzce, rreth 210 km (130 milje) në lindje të qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit.

Lëkundjet ishin mjaft të forta saqë u ndjenë edhe në Stamboll dhe në Ankara. Të paktën 46 persona u lënduan.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu tha se nuk u raportua për viktima./UBTNews/

Exit mobile version