Një tërmet i fuqishëm tronditi Meksikën të enjten, duke detyruar njerëzit të dalin rrugëve të kryeqytetit në mes të natës, disa ditë pasi një lëkundje e fuqishme la të paktën dy të vdekur.
Epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.9 ishte afër bregut të Paqësorit, 84 kilometra në jug të Coalcoman në shtetin perëndimor të Michoacan, njoftoi agjencia kombëtare sizmologjike.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerësoi se tërmeti ishte me magnitudë 6.8 ballë.
Michoacan u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë të hënën, duke dëmtuar disa mijëra ndërtesa dhe shkaktoi panik te banorët./UBTNews/