Një tërmet i fuqishëm e ka goditur Kroacinë të enjten, duke shkaktuar dëme në ndërtesa dhe shtëpi. Dy persona u nxjerrën të gjallë nga një veturë dhe u dërguan në spital.
Bëhet e ditur se tërmeti ishte me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit. Tërmeti ka epiqendër në thellësinë 44 km dhe ka ndodhur në afërsi të Zagrebit.
Po kjo zonë u godit nga një tërmet me magnitudë 5.2 shkallë të rihterit të hënën, dhe disa tërmete më të vogla u ndjenë të martën./UBTNews