Një tërmet me magnitudë 6.5 të shkallës Rihter goditi bregun lindor të Kamçatkas në Rusinë e largët. Sipas EMSC, tërmeti goditi në një thellësi prej 100 km (62.13 milje).
Lëkundjet u ndjenë në qytetin e Petropavlovsk-Kamchatsky rreth orës 15:06 me orën lokale të hënën.
Shërbimi gjeofizik i Akademisë së Shkencave Ruse tha se tërmeti goditi afër gjirit Avacha në bregun juglindor të Gadishullit Kamçatka.
Kujtojmë se ky është tërmeti i dytë në rajonin e Kamçatkas brenda një muaji, pasi një tërmet 6.1 goditi bregdetin jugor të Gadishullit Kamçatka më 8 mars.