UBT News

Një sulm ajror rus la të vdekur të paktën 70 ushtarë ukrainas

Zyrtarët ukrainas kanë konfirmuar se të paktën 70 ushtarë u vranë në një sulm artilerie ruse në bazën e tyre ushtarake të dielën.

Siç shkruan BBC, sulmi ndodhi në Okhtyrka, në rajonin Sumy, i cili aktualisht është nën rrethim nga forcat ruse. Të hënën, punonjësit e urgjencës po sillnin ende rrënojat duke u përpjekur të gjenin të mbijetuar.

Parlamenti i Ukrainës sapo ka postuar në Twitter për ushtarakët, duke thënë “Lavdi e përjetshme për heronjtë e Ukrainës”.

Exit mobile version