Një studente dyshohet se ka ndezur zjarrin vdekjeprurës në një konvikt të shkollës që vrau 19 fëmijë në Guajana, pasi iu hoq telefoni celular nga një mësuese konvikti, sipas policisë lokale.
Zjarri që përfshiu konviktin e femrave të shkollës së mesme Mahdia gjatë fundjavës vrau 18 vajza dhe një djalë të ri, duke tronditur vendin e Amerikës së Jugut.
Policia dhe zyrtarët e zjarrfikësve kanë thënë më herët se ata besonin se zjarri mund të ishte vënë “me qëllim të keq”.
“Hetimet e deritanishme të policisë në zjarrin vdekjeprurës të së dielës mbrëma në Mahdia, i cili mori jetën e 19 personave, zbulojnë se një studente dyshohet se i kishte vënë zjarrit shkatërrues, sepse telefoni celular i ishte marrë nga një mësuese”, thuhet në një deklaratë.
Zjarrfikësve iu deshën më shumë se tre orë për të vënë nën kontroll flakët.
Zjarri filloi teksa studentët ishin në gjumë në konvikt, ku disa u zgjuan nga britmat, thuhet në njoftimin e policisë./UBTNews/