Një spital në Gaza ishte jashtë shërbimit të martën për shkak të disa dëmeve pas sulmeve ajrore të Izraelit që kishin në shënjestër ndërtesat rreth spitalit, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë të Palestinës në Gaza.
“Disa dëme në spitalin Al Karama të Gazës e çuan sistemin jashtë shërbimit si pasojë e sulmeve ajrore të Izraelit”, thuhet mes tjerash në deklaratë.
Ministria u ka bërë thirrje pronarëve të pompave të derivateve dhe të tjerëve që zotërojnë derivate që t’i kontaktojnë dhe t’u sigurojnë derivate për shërbime kritike mjekësore./UBTNews/