UBT News

Një shtetase e Argjentinës vdiq në QKUK, arrestohet një i dyshuar

Një shtetase e Argjentinës ka ndërruar jetë dje në Qendrën Klinike dhe Universitare, derisa është arrestuar një shtetas zviceran.

Sipas Policisë, dyshohet se shtetasja e Argjentinës ka rënë nga një lartësi e një objekti dhe si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë në QKUK.

“Fushë Kosovë 01.08.2023 – 01:59. Nga QKUK-ja është raportuar se ka ndërruar jeta viktima femër shtetase e Argjentinës si pasojë e lëndimeve të marra, që dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit ku ka qenë duke qëndruar së bashku me te dyshuarin mashkull shtetas Zvicran. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia përmes raportit 24-orësh.

Ndërkohë, rasti është në procedurë hetimore.

Exit mobile version