Një shtetas çek është vrarë në Ukrainën lindore, konfirmoi Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky në Pragë të shtunën.
“Trupi i pajetë i tij duhet të sillet në rajonin e Kharkiv”, u tha ministri gazetarëve pas takimit me homologun e tij turk.
Gazetarja çeke, Lenka Klicperova, e cila raportoi për herë të parë vdekjen e tij të premten, tha se ai ishte një luftëtar vullnetar, i identifikuar si Michal J. Kjo është viktima e dytë çeke që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt.
Në muajin maj, Praga konfirmoi vdekjen e një shoferi çek që ishte zhdukur që nga muaji mars. Ai ishte qëlluar dhe varrosur buzë rrugës./UBTNews/