UBT News

​Një shqiptare në krye të një prej bashkive në New Yersey, Begaj: Moment historik për shqiptarët në SHBA

Violetta Berisha është kryetarja e parë shqiptare-amerikano e Bashkisë Fairview në New Yersey në SHBA, ka njoftuar shefi i misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York, Blerim Reka.

Reka, i cili ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Violetta Berishës, u shpreh se ajo na bëri krenarë gjithë shqiptarëve.

“Mbrëmë në ceremoninë e betimit solemn të prefektes së Fairvieë, Violetta Berisha, të parës shqiptaro-amerikane në krye të qytezës në historinë e saj 139- vjeçare. Në praninë e guvernatorit të Nju Xhersit, Phil Murphy, kongresistit Bill Pascrell, e zyrtarëve të lartë të këtij shteti amerikan, Violetta na bëri krenarë gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Reka.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Violetta Berishën me origjinë nga Puka, duke e cilësuar si një moment historik për shqiptarët në SHBA.

“Urime Violetta Berisha për betimin si kryetare e Bashkisë së Fairview, Nju Xhersi. Ky është një moment historik jo vetëm për të, por edhe për komunitetin shqiptar në SHBA. Suksesi i saj si gruaja e parë shqiptare që merr një detyrë të tillë është një model frymëzimi dhe krenarie”, ka shkruar Begaj në Facebook. /tch

Exit mobile version