UBT News

Një shqiptar nga Struga i vrarë në sulmin në Vjenë

Në mesin e të vrarëve në sulmin terrorist në Vjenë është edhe një shqiptar nga Struga. Këtë e ka konfirmuar ish-politikani Bardhyl Mahmuti, i cili bëri të ditur se i vdekuri është Nexhip Vrenezi, gjithashtu me origjinë shqiptare nga Maqedonia (nga fshati Veleshtë, komuna e Strugës).

“Ky akt terrorist dëshmon për faktin se verbërimi me ideologjinë religjioze nuk njeh as përkatësi kombëtare, as prejardhje shtetërore. Ky verbim religjioz ka për qëllim të terrorizojë të gjithë ata që mendojnë ndryshe! Prandaj lufta kundër kësaj dukurie që ka mare përmasa globale është luftë globale që tejkalon përkatësitë etnike, kombëtare, shtetërore ose fetare si të tilla”, shkroi mes tjerash Mahmuti në Facebook.

Mahmuti i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave./UBTNews

Exit mobile version