Disa shpërthime të forta u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas të martën, ndërsa qyteti ishte nën shtetrrethim 35-orësh. Një nga shpërthimet ishte aq i fortë sa ndezi alarmet e makinave në qendër të qytetit, dëshmoi një ekip i CNN.
Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko tha se mbrojtja ajrore ukrainase ka përfshirë dhe shkatërruar një raketë ruse Tochka-U dhe se mbetjet e predhës kishin rënë në lumin Dniper.
Kiev është aktualisht në shtetrrethim të shpallur nga kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko, të hënën. Në një deklaratë në Telegram, Klitschko tha se shtetrrethimi do të fillojë të hënën në orën 20:00 dhe do të zgjasë deri në orën 07:00 të mëngjesit të së mërkurës./UBTNews/