Disa stacione treni në Austri janë detyruar të mbyllen si pasojë e kërcënimeve për bomba, të cilat kanë shënjestruar kryesisht stacione në kryeqytetet shtetërore, tha një zëdhënës i policisë.
Zëdhënësi theksoi se “kërcënimet deri më tani kishin shënjestruar stacione në kryeqytetet shtetërore. Ne po e marrim këtë shumë seriozisht.”
Kërcënimet e fundit u bënë të mërkurën në mbrëmje për stacionet e Sankt Pölten, Salzburg dhe Klagenfurt, ndërsa më parë, stacioni kryesor i Linzit u kërcënua të martën dhe stacioni kryesor i Grazit të hënën. Si pasojë, të gjitha këto stacione u mbyllën dhe trafiku i trenave u pezullua për disa orë, duke shkaktuar shqetësim dhe kaos mes udhëtarëve.
Kërcënimet erdhën përmes emaileve, ku autorët pretendojnë se do të shpërthejë një eksploziv në stacionet përkatëse. Autoritetet e shërbimit sekret kombëtar janë angazhuar në hetimin e këtyre kërcënimeve dhe po analizojnë situatën.
Kompania Shtetërore Austriake Hekurudhore (ÖBB) ka zgjedhur të mos komentojë në lidhje me këtë çështje, duke i lënë hetimet në duar të autoriteteve përkatëse.
Policia dhe shërbimet e sigurisë po punojnë për të siguruar stacionet dhe për të garantuar sigurinë e udhëtarëve në këtë periudhë të pasigurisë./UBTNews/