Një shtetas rus është vrarë nga një peshkaqen pranë resortit egjiptian të Hurghadës në Detin e Kuq.
Një dëshmitar okular kapi momentin e sulmit në kamera dhe e ndau videon me Reuters. Videoja shfaq burrin në fillim të të 20-ave, duke u përplasur në det para se të tërhiqet zvarrë nën ujë.
Peshkaqeni është kapur nga një ekip specialistësh dhe po ekzaminohet për të përcaktuar shkakun e sulmit./UBTNews/