UBT News

Hakeri i dyshuar rus ektradohet në Amerikë për t’u gjykar

FILE PHOTO: Russian and U.S. state flags fly near a factory in Vsevolozhsk, Leningrad Region, Russia March 27, 2019. REUTERS/Anton Vaganov

Një burrë i nacionalitetit rus i akuzuar si pjesë e rrjetit të krimit kibernetik që dëmtoi miliona kompjuterë në mbarë botën u dërgua në gjykatën federale në Ohio të enjten pasi u ekstradua nga Koreja e Jugut, përcjell UBT News.

Prokurorët amerikanë pretendojnë se 38-vjeçari Vladimir Dunaev ishte pjesë e një grupi kriminal dhe që nga viti 2015 është përpjekur të vjedhë miliona dollarë nga viktimat në SHBA dhe gjetkë.

Grupi dyshohet se përdori një pjesë të softuerit me qëllim të keq të njohur si Trickbot dhe mjete të tjera për të vjedhur para dhe të dhëna konfidenciale nga bizneset në shumë vende, përfshirë SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Rusinë dhe Indinë.

Sipas prokurorëve, hakerët synuan gjithashtu rrjetet kompjuterike të spitaleve, shkollave, shërbimeve publike dhe qeverive.

Dunaev akuzohet për komplot për të kryer mashtrime kompjuterike dhe vjedhje të rëndë të identitetit, dhe akuza të shumta për mashtrim. Ai do të përballet me 60 vjet burg nëse shpallet fajtor për të gjitha akuzat.

Kjo vjen pasi administrata Biden është përpjekur të ushtrojë presion ndaj qeverisë ruse për të goditur krimin kibernetik pas sulmeve të vazhdueshme kundër kompanive amerikane.

Në një deklaratë ku nuk u përmend emrin i Dunaev, Ministria e Drejtësisë e Koresë së Jugut tha se kishte ekstraduar një shtetas rus të akuzuar për përfshirje në malware-in Trickbot në ShBA më 20 tetor.

Trickbot ka pasur një rol kyç në disa sulme ransomware ndaj kompanive amerikane; hakerët kanë përdorur softuerin për të hyrë në rrjetet e viktimave dhe më pas për të vendosur ransomware për të bllokuar kompjuterët e tyre./UBTNews/

Exit mobile version