Një rrjet spiunazhi që vepron në Poloni është shkatërruar nga shërbimet e sigurisë së vendit, ka thënë ministri i Mbrojtjes i Polonisë.
Transmetuesi privat RMF FM raportoi se një grup spiunësh që punonin për Rusinë ishte arrestuar.
RMF raportoi se shërbimet polake të sigurisë kishin arrestuar gjashtë persona të dyshuar për spiunazh për Rusinë dhe pretenduan se grupi kishte planifikuar aktivitete sabotuese.
Duke folur në rrjet, ministri polak i mbrojtjes Mariusz Blaszczak i tha transmetuesit shtetëror Polskie Radio 1, “Dëshiroj të theksoj suksesin e madh të arritur nga oficerët e Agjencisë së Sigurisë së Brendshme, sepse i gjithë rrjeti i spiunazhit është zbërthyer.
Kjo është padyshim dëshmi se shërbimet polake punojnë për sigurinë e vendit tonë në një mënyrë shumë efikase”./UBTNews/