UBT News

Një refugjate ukrainase fiton maratonën e Jerusalemit

Një refugjate ukrainase që iku në Izrael me vajzën e saj 11-vjeçare ka fituar maratonën e Jerusalemit.

Atletja Valentyna Veretska mori titullin për femra në një kohë prej 2 orë 45 minuta 54 sekonda.

Veretska, 31 vjeç, i shpëtoi pushtimit rus duke kaluar në Poloni përpara se të udhëtonte për në Izrael. Por sipas organizatorëve të garës, bashkëshorti i saj është ende në Ukrainë duke shërbyer në ushtri.

Veretska ishte një nga rreth 40 ukrainasit që hynë në garën në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, duke vrapuar në një mot me shi dhe të ftohtë.

Izraeli ka dërguar mbështetje humanitare në Ukrainë, por deri më tani ka refuzuar të ofrojë ndihmë ushtarake ose t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë./UBTNews/

Exit mobile version