UBT News

Një rast me COVID-19 në shkollën fillore “Ismail Qemaili” në kryeqytet

Në shkollën fillore “Ismail Qemaili” në Prishtinë ka dalë një rast pozitiv me COVID-19. Pas konfirmimit të rastit me COVID-19, është bërë testimi i komplet klasës bashkë me mësimdhënësit.

Në njoftim thuhet se nxënësit e asaj klase u dërguan në izolim në shtëpi derisa të dalin rezultatet. Po ashtu bëhet e ditur se u bë dezinfektimi i hapësirave brenda shkollës.

“Me shpresen që do të marrim rezultate negativ për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, Ne ju urojmë një javë të mbarë dhe shumë shëndet për të gjithë.”, thuhet në njoftimin e shkollës./UBTNews

Exit mobile version