Timur Murtazin, një koleksionist i lego-ve në Rusi ka krijuar një qytet miniaturë nga këto lodra.
Ky mini-qytet përfshin ndërtesa, komplekse tregtare, kafene dhe parqe. Fansi i lego-ve pretendon se muzeu i tij në një periferi të Moskës është koleksioni më i madh në vend.
Themeluesi i qytetit të veçantë i ka mbledhur lego-t që nga fëmijëria e tij, kur ishte në moshën 6-vjeçare e më në fund realizoi një ëndërr.
“Qyteti Lego” përfshin shumë pjesë historike, por gjithashtu pasqyron kulturën popullore bashkëkohore, madje gjeni edhe pjesë së shfaqjes së suksesshme të serialit Friends.
Muzeu me lego është kthyer në një vend argëtues jo vetëm për ata që dashurojnë lego-t por edhe për vizitorët e zakonshëm. Këtu mund të gjeni Big Ben, Taj Mahal apo Koloseun e Romës.
Në këtë “Qytet Lego” përjetohen të gjitha kohërat dhe vendet dhe duket se atë që lego e ka bashkuar askush nuk mund ta ndajë.