Inspektorati i Komunës së Malishevës, sot i ka mbyllur përkohësisht zyrat e Entit të Punësimit në Malishevë, pasi një zyrtar i këtij institucioni, ditë më parë ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Komuna e Malishvës njofton se mbyllja e zyrave është bërë në kuadër të zbatimit të masave anti-covid.
“Zyrat e Entit të Punësimit, janë mbyllur me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, si pasojë e situatës emergjente shëndetësore, për shkak të pandemisë së Covid-19.Zyrat e Entit të Punësimit në Malishevë, do të hapen pasi të merren të gjitha masat e sigurisë dhe vlerësimit të situatës së sigurisë shëndetësore.”, njofton komuna e Malishevës./UBTNews